Përveç veturave, Hyundai prodhon diçka që ndoshta nuk e keni ditur

Teknologji

Përveç veturave, Hyundai prodhon diçka që ndoshta nuk e keni ditur

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 20:38
Foto ilustrim

Hyundai prodhon disa makina të mrekullueshme, por këtu është diçka që ndoshta nuk e keni ditur: prodhon gjithashtu shumë pajisje elektronike dhe sapo ka lansuar linjën e saj të re Mini PC.

Siç nënkupton edhe emri i saj, kjo pajisje është e vogël, e matur vetëm 6.47-inç e gjatë, 5.31-inç e gjerë, 1.25-inç e lartë, që do të thotë se nuk është shumë më e madhe se një hard disk portativ i tipit të vjetër nga dhjetë vjet më parë.

Blerësit nuk duhet të presin që Mini PC të japë fuqinë e përpunimit për të redaktuar me lehtësi video 4K dhe për të luajtur lojëra me definicion të lartë, por mund të jetë e dobishme për ata që kërkojnë një kompjuter kompakt që mund të përballojë shumicën e detyrave të përditshme.

Toms Hardware vëren se Mini PC i ri nga Hyundai përmban një procesor Intel Celeron N4020 që zakonisht gjendet në laptopët e lirë me 2.8 GHz, deri në 8GM RAM, dhe UHD Graphics 600.

Variantet e nivelit fillestar kanë kapacitet ruajtëse prej rreth 64 GB.

Mini PC gjithashtu përmban priza HDMI dhe VGA, dy USB 2, dy USB 3, dhe një Type-C të vetëm, dhe një slot Micro SD. Ai vjen me Windows 10 Pro dhe është në dispozicion për tu blerë në internet për 149 dollarë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat