Apple ka vendosur një karakteristikë të re që iu lejon përdoruesve të raportojnë mbi një aplikacion mashtrues. “Report a problem” do të shërbejë për çdo problem që mund të keni vënë re në App Store.
Kompania ka konfirmuar se kjo veçori është në dispozicion për përdoruesit në Australi, Kanada, Zelandën e Re dhe SHBA – me planet për t’u “zgjeruar në vende të tjera me kalimin e kohës”.
Kjo vjen pasi u ngritën disa akuza se App Store kishte shumë aplikacione mashtruese dhe se nuk kishin ku t’i raportonin ato.
In a major reversal, Apple quietly added back the “Report a Problem” @AppStore button in iOS 15: pic.twitter.com/UopiPDEV7e
— Kosta Eleftheriou (@keleftheriou) October 3, 2021
Në blogun Apple Developer, kompania thotë se ka mbështetur gjithmonë përdoruesit që të raportojnë problemet me aplikacionet që në fillim, por kjo karakteristikë e re e bën procesin më të lehtë.