Facebook u bë “Meta”, flet Marck Zuckerberg

Teknologji

Facebook u bë “Meta”, flet Marck Zuckerberg

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 20:44
Marck Zuckerberg

Themeluesi i Facebook Marck Zuckerberg ka njoftuar se ka ndërruar emrin kompanisë në “Meta”.

Ky vendim ishte pjesë e një ndryshimi strategjik për të theksuar zhvillimin e botës virtuale ndërkohë që biznesi kryesor i rrjetit social është në krizë.

“Nga tash e tutje, ne së pari do të quhemi si metaverse, jo Facebook. Facebook është një nga produktet më të përdorura në botë.

Por çdo ditë e më shumë ajo nuk përfshin gjithçka që bëjmë ne. Aktualisht, marka jonë është aq e lidhur ngushtë me një produkt sa që nuk mund të përfaqësojë gjithçka që ne po bëjmë”, tha Zuckerberg.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat