Kampanja ka krijuar misionin në videolojën Cidade Alta, në serverin më të madh GTA V RP në Amerikanë Latine,.
Lojtarët në këtë mision është dashur të arrijnë deri te qendra e vaksinimit, e pas vaksinimit personazhi në videolojë do të fitonte një logo në dorë – që në princip është certifikata për vaksinim.
Përndryshe, në këso serverë jozyrtarë për versionin PC të lojës GTA Online, lojtarët kanë kontrollin mbi rregullat e lojës dhe mund të luajnë role që nuk janë të qasshme në serverët zyrtar Rockstar.
Cidade Alta, për shembull, i mundëson përdoruesve të imitojnë elementet e jetës reale. E Pfizer në këtë fushatë ka përfshirë një numër të madh të “streamerve” brazilianë.
Kjo lëvizje është pjesë e programit “Vacina, Tomar para Retomar”, ku personat që kanë luajtur dhe që janë vaksinuar në jetën reale – kanë pasur mbrojtje shtesë në lojë.