Përditësim i ri i WhatsApp-it/ “Mesazhet që zhduken”

Teknologji

Përditësim i ri i WhatsApp-it/ “Mesazhet që zhduken”

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 19:09
WhatsApp

Përdoruesit e WhatsApp tani mund të zgjedhin t’i zhdukin mesazhet e tyre pas një sërë periudhe kohore falë një përditësimi të ri.

Ky aplikacion i cili është në pronësi të Meta-s ka zgjeruar opsionet për veçoritë e tij të mesazheve në zhdukje.

Kjo nënkupton që përveç janë në gjendje të zhduken mesazhet pas shtatë ditësh, përdoruesit tani kanë dy opsione shtesë për sa kohë është periudha e fshirjes; 24 orë apo 90 ditë.

Aktivizimi i veçorisë “Mesazhet që zhduken” bën që të gjitha mesazhet e reja të zhduken nga një bisedë e zgjedhur pas periudhës kohore të caktuar nga përdoruesi.

Njerëzit mund të dëshirojnë të zgjedhin të fshijnë mesazhet e tyre për një arsye personale. Për shembull, ato mund të përmbajnë informacione të ndjeshme që nuk duan t’i aksesojnë askund – madje as në WhatsApp, i cili është i koduar nga skaji në skaj.

Në përgjithësi, WhatsApp dëshiron të imitojë sigurinë e bisedave ballë për ballë dhe t’u japë përdoruesve njohurinë se mesazhet e tyre nuk ruhen në internet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat