SHBA ka vendosur më shumë sanksione ndaj prodhuesit kinez të dronëve DJI

Teknologji

SHBA ka vendosur më shumë sanksione ndaj prodhuesit kinez të dronëve DJI

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 20:47
Foto ilustrim

SHBA ka vendosur më shumë sanksione ndaj prodhuesit kinez të dronëve DJI dhe shtatë kompanive të tjera kineze.

Të enjten, Departamenti i Thesarit vendosi kompanitë në një listë të përjashtimit të investimeve, duke i ndaluar qytetarët amerikanë të blejnë dhe të shesin aksione në to.

Siç është pretenduar, teknologjia e dronëve të DJI është përdorur për mbikëqyrjen e myslimanëve ujgurë në Kinë.

Megjithatë ndalimi është kryesisht simbolik pasi DJI nuk është një kompani e tregtuar publikisht.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, më shumë se 900 agjenci amerikane të sigurisë publike, përfshirë policinë në qytetin e Nju Jorkut, përdorin produkte DJI.

Gjithashtu, edhe Shërbimi i Parkut Kombëtar ka përdorur dronët DJI për të ndihmuar në luftimin e zjarreve në Kaliforni.

Sipas Drone Industry Insights, kompania kishte afër 80% të tregut të dronëve të konsumit vitin e kaluar në SHBA.

Gjigandi i telekomunikacionit Huawei mbetet në listën e përjashtimit të tregtisë së SHBA-së të vendosur nga administrata e Donald Trump, duke i ndaluar kompanitë amerikane të bëjnë biznes me të. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat