Netflix në Rusi – 20 kanale shtetërore duhen të përfshihen në platformë

Teknologji

Netflix në Rusi – 20 kanale shtetërore duhen të përfshihen në platformë

Më: 2 janar 2022 Në ora: 20:11
Foto ilustrim

Të gjitha platformat e transmetimit të videove me mbi 100 mijë abonentë konsiderohen si shërbime audiovizive në shtetin rus, duke përfshirë Netflix.

Roskomnadzor, rregullatori shtetëror rus i tregut të telekomunikacionit, e vendosi Netflixin në kategorinë e shërbimeve audiovizive në ditën e fundit të 2021-shit, sepse këtu i përket tani Netflix dhe kjo ndryshon shumë gjëra për ta.

Netflix tani duhet të vendosë 20 televizione me frekuencë kombëtare në programin e tij për abonentët e tij në Rusi.

Këtu përfshihet televizioni shtetëror Channel One, kanalet argëtuese NTV, por edhe kanali zyrtar i Kishës Ortodokse Ruse, Spas…

Kanalet shtetërore të Rusisë do të jenë të disponueshme në Netflix në këtë vend nga marsi. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat