Një studim ka zbuluar vendet që kanë më së shumti baktere dhe papastërti të tjera në vendin e punës.
Duke analizuar vendet që prekim më shumë gjatë ditës së punës, ata gjetën kërpudha dhe baktere.
Më i kontaminuari ishte mausi që përdoret për kompjuter apo laptop, dhe në të u gjetën 11 herë më shumë papastërti sesa në një tualet.
Jashtë tavolinës së zyrës, kuzhina e përbashkët kishte papastërtitë më të padukshme, veçanërisht ngrohësin e ujit dhe frigoriferin.