Pak javë na ndajnë nga hapja e Lojërave Olimpike Dimërore, e Kina ka ashpërsuar masat kundër COVID-19, e në metodën për zvogëlimin e njerëzve që qëndrojnë të njëjtën kohë në një ambient të mbyllur, janë përfshirë robotët.
Në fakt gazetarët janë ndër mysafirët e parë të hershme, e fshatrat Olimpike janë bindur në tretman futuristik të hotelerisë, ku robotët kanë zëvendësuar plotësisht kuzhinierët dhe kamarierët me robotë.
Sesi duket shërbimi i ushqimit në një restorant ku menaxhohet nga robotët, shihen duke servuar hamburgerë, oriz e specialitete të ndryshme.
Në video, ushqimi thjesht zbret nga tavani, e tërë procesi i përgatitjes, paketimit dhe shpërndarjes është plotësisht i robotizuar për të zvogëluar kontaktet me njerëz dhe të jetë më e vogël mundësia e infektimit me COVID-19.