Kompania e makinave elektrike,Tesla, e themeluar nga miliearderi Elon Musk, ka filluar t’i lejojë njerëzit të blejnë mallra të markës duke përdorur kriptmonedhën, Dogecoin.
Lajmi u bë i ditur nga vetë Musk i cili përmes rrjetit të tij social la të kuptohet që kriptomonedha do të pranohej për blerjen e produkteve që kompania e tij prodhon.
Menjëherë pas këtij njoftimi,vlera e tij u rrit me 14% .
Një investitor e ka quajtur “Dogecoin”, “kripto e njerëzve” dhe tha se kompania e tij hapësinore SpaceX do ta pranonte atë si pagesë.