Kina pretendon se ka prodhuar robotin më të madh elektrik me katër këmbë.
Fjala është për robotin bionik që vërtetë duket gjigant, kurse tërë kjo përpjekje e Kinës ka për qëllim të synojë të bëhet “lider” në fushën e robotikës deri në vitin 2025.
Megjithatë deri më tani shumë “produkte” që ky vend i ka sjell në treg, kanë realizultuar dështim i plotë.
Edhe pse i madh dhe paksa i papërshtatshëm, roboti mund të lëviz para dhe pas, të sillet dhe ecë në mënyrë diagonale. Përveç kësaj, roboti mund të vrapojë e kërcej fjalë 12 setëve të moduleve.
Kjo makineri është e pajisur me sensorë për t’u përshtatur në terrene të ndryshme – të futet nëpër kanale, ngjitet shkallëve, shkretëtirë dhe borë.
Roboti mund të bartë 160 kilogramë peshë dhe të lëvizë me 10 kilometra në orë. Mund të përdoret për transportimin e mallrave, municionit e ushqimit nëpër lokacione të ndryshme që vështirë është të arrihet me vetura konvencionale.