Pajisja fluturuese që mund ta ngasë secili ka përfunduar fluturimin mbi ujë – kushton 92 mijë dollarë

Teknologji

Pajisja fluturuese që mund ta ngasë secili ka përfunduar fluturimin mbi ujë – kushton 92 mijë dollarë

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 11:39
Foto ilustrim

Një mjet fluturues që “mund ta ngasë zotërojë e ta ngasë secili” ka përfunduar fluturimin e tij të parë mbi ujë; kompania që e ka ndërtuar atë po pranon tani porosi për dorëzim vitin e ardhshëm.

Sipas medieve të huaja, Jetson One është emëruar pas serialit të animuar The Jetsons, i krijuar në fillim të viteve 60-ta, që paraqiste makina fluturuese të ngjashme me UFO-t dhe një ‘familje të së ardhmes’ imagjinare.

Pajisja mund të arrijë shpejtësi deri në 63 milje për orë dhe ka një rreze prej rreth 20 milje.

Aeroplani i ngritjes dhe uljes vertikale dhe tërësisht elektrik (eVTOL) u lansua në tetor të vitit të kaluar dhe u dëshmua aq i njohur sa u shit pothuajse menjëherë për dorëzim për vitin 2022.

Tani kompania suedeze-polake që qëndron prapa krijimit të pajisjes, Jetson, po merr porosi për vitin e ardhshëm, derisa çmimi i saj është 92 mijë dollarë.

“Herën e parë që e vozita, ishte mahnitëse – është plotësisht pa dridhje, kështu që nuk është si helikopter apo aeroplan”, tha Peter Ternstrom, njëri ndër udhëheqësit e Jetson. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat