Gjashtë faqet e internetit të qeverisë ruse janë aktualisht jashtë funksionit, sipas Kyiv Independent.
Kjo listë thuhet se përfshin faqet zyrtare të Kremlinit dhe agjencisë ruse rregullatore të medias.
Gazeta ia atribuoi raportimin e saj burimeve në agjencinë shtetërore të telekomunikacionit të Ukrainës, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.
Kanalet televizive shtetërore gjithashtu janë “hakuar për të luajtur këngë ukrainase”, thuhet në të.
Kolektivi i hakerëve Anonymous ka marrë meritën për sulmet, por kjo nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur.