Samsung kërkon falje për reklamën që tregon një grua duke dalë për vrap në 2 të mëngjesit

Teknologji

Samsung kërkon falje për reklamën që tregon një grua duke dalë për vrap në 2 të mëngjesit

Më: 29 prill 2022 Në ora: 22:05
Foto ilustrim

Samsung ka kërkuar falje për një reklamë të fundit e cila tregonte një grua që ngrihej në orën 02:00 për të bërë një vrapim e vetme nëpër rrugët e një qyteti.

Sipas BBC, reklama është kritikuar nga disa grupe vrapimi të grave dhe aktiviste të sigurisë duke e quajtur si “joreale”.

Samsung ka deklaruar se nuk ka qenë kurrë qëllimi i saj që të “jetë i pandjeshëm ndaj bisedave të vazhdueshme rreth sigurisë së grave”.

“Kërkojmë falje për mënyrën se si mund të jetë pranuar kjo”, thuhet në deklaratë.

“Fushata ‘Night Owls’ u krijua me një mesazh pozitiv në mendje: për të festuar individualitetin dhe lirinë për të ushtruar në çdo orë”.

Grupi i sigurisë së grave “Reclaim These Streets” e ka përshkruar atë si “të shurdhër” në dritën e vdekjes së Ashling Murphy, e cila u vra në një vrap në janar.

Vdekja e 23-vjeçares në Tullamore, Irlandë, hapi diskutimin rreth asaj se sa të pasigurta ndihen disa gra duke vrapuar vetëm, veçanërisht gjatë natës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat