Nga koka që dridhet tek pata e famshme ,dalin emojit e reja

Teknologji

Nga koka që dridhet tek pata e famshme ,dalin emojit e reja

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 13:23
Foto ilustrim

Një kokë që dridhet, ngjyra të reja të zemrës dhe një patë e njohur janë ndër emojit e grupit të ri që do të dalin këtë vit.

Lista e Unicode Consortium përmban vetëm 31 emoji të reja.

Ky në fakt është grupi me më pak emoji krahasuar me 112 emoji-t e vitit të kaluar, të cilat përfshinin gra shtatzëna, një patericë dhe një shenjë të baterisë së ulët.

Megjithatë publikimi i tyre ka pasur një impakt pozitiv në rrjetet sociale.

Emoji-t do të kalojnë një raund të fundit miratimi në shtator përpara se të publikohen.

Uebsajti i referencës së emoji Emojipedia tha se ndërsa disa emoji mund të jenë në  versionin përfundimtar, shumica që arrijnë në këtë fazë janë konfirmuar.

Përfshirja e emoji-t të patës ka bërë që shumë ta krahasojnë me hitin modern të lojërave indie Untitled Goose Game, i cili sheh lojtarët të marrin kontrollin e një pate të tmerrshme.

Por ndërsa dizajni mund të duket i njohur, ai mund të mos duket domosdoshmërisht i njëjtë kur shfaqet në telefona.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat