Twitter është në fazën e testimit të funksionit që i mundëson përdoruesve të përdorin formate të ndryshme mediale në një postim.
Kjo do të thotë se përdoruesit në një “twitt” mund të shtojnë fotografi, video dhe GIF.
Ata që përdorin Twitter e dinë se deri më sot kanë pasur mundësi, që në “twitt” të përdorin vetëm një lloj të përmbajtjes mediale.
#Twitter is working to allow you to attach photos, videos and GIFs to a tweet at the same time 👀 pic.twitter.com/uZazWRX0Yr
— Alessandro Paluzzi (@alex193a) April 23, 2022
Përdoruesit deri më tani kanë mundur të shtojnë deri në katër fotografi, por nuk kanë pasur mundësi të shtojnë më shumë se një video apo GIF në “twitt”, e as që e kanë pasur të mundur të bëjnë kombinim me fotografi.
Përditësimi në të cilin Twitter po punon gjithashtu përmban një sërë kufizimesh të përmbajtjes mediale, por tani do të mund të kombinohen, përkatësisht të shtohen fotografi, klipe dhe GIF.
Testimi është duke u kryer në një numër të caktuar të profileve në rajone të përzgjedhura