Falet nënpresidenti i Samsungut, shteti ka nevojë për eksperiencën e tij

Teknologji

Falet nënpresidenti i Samsungut, shteti ka nevojë për eksperiencën e tij

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 15:51
Jay Y.Lee

Presidenti i Koresë Jugore, Yoon Suk-yeol gjatë së premtes ka falur nënpresidentin e Samsung Electronics, Jay Y.Lee, ku ministri i drejtësisë tha se udhëheqësi i biznesit është i nevojshëm për të ndihmuar në kalimin e “krizës ekonomike kombëtare”, raporton Reuters.

Falja është kryesisht simbolike, me Lee i cili tani është në liri me kusht pasi kreu 18 muaj burg për ryshfet, një skandal që çoi në protesta masive dhe që në vitin 2017 rrëzoi presidentin e atëhershëm Park Geun-hye.

Megjithatë, analistët thanë se falja duhet të nënkuptojë se Lee do të jetë në gjendje që të kryejë aktivitet e biznesit me më pak kufizime ligjore, dhe mund të paralajmërojë disa investime të mëdha nga Samsung, prodhuesi më i madh në botë për telefona të mençur dhe çipave të memories.

“Me nevojën urgjente për tejkalimin e krizës ekonomike kombëtare, ne me kujdes kemi zgjedhur për t’i falur disa lider ekomomik të cilët udhëheqin motorin e rritjes kombëtare përmes investimeve aktive në teknologji dhe krijimit të vendeve të punës”, bëri të ditur në një konferencë Han Dong Hoon, Ministër i Drejtësisë.

Koreja e Jugut, ekonomia e katërt më e madhe në Azi, e cila varet nga teknologjia dhe eksporti po përballet me rritjen e inflacionit, dobësimin e kërkesës dhe ngadalësimin e shpenzimit.

Lee, një trashëgimtar i familjes themeluese të Samsung, e mirëpriti vendimin dhe u zotua që do të punojë shumë për ekonominë kombëtare duke bërë “investime të vazhdueshme” dhe duke “krijuar vende të reja të punës”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat