SpaceX i ofron 25 mijë dollarë atij që mund ta hakojë Starlinkun

Teknologji

SpaceX i ofron 25 mijë dollarë atij që mund ta hakojë Starlinkun

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 17:30
Foto ilustrim

Themeluesi i kompanisë SpaceX, Elon Musk, i ka bërë thirrje hulumtuesve dhe specialistëve të sigurisë në internet, që të hakojnë rrjetin e tij satelitor të internetit Startlink, duke ofruar shpërblim prej 25 mijë dollarë për ata që ia arrijnë qëllimit.

Musk premtoi shpërblimin e majmë për ata që arrijnë të gjejnë një mënyrë që të hakojnë Starlinkun, dhe “bugun” ta raportojnë në kompaninë SpaceX.

Kjo kompani merret me lansimin e raketave dhe dërgimin e mallrave në hapësirë, satelitë dhe astronautë – si dhe ofron shërbime të internetit satelitor përmes rrjetit Starlink.

Musk ndihmoi Ukrainën të përdorë internetin pasi që Rusia sulmoi rrjetin e saj. E Starlink ka vazhduar të zgjerohet dhe të jetë i qasshëm në shumë vende të botës, që do të thotë se çdo herë e më shumë ka përdorur.

Javën e kaluar filluan të qarkullojnë lajmet se një modchip i lirë, mund të përdoret për hakimin e Dishy të Starlinkun që shkakton prishje, dhe që hakerëve u mundëson qasje në pjesë të caktuara të sistemit.

Raportimet fjaluin që ky modchip i prodhuar nga pjesë të gatshme mund të montohet nëse paguhen 25 dollarë, por edhe t’i jap qasje hakerit në të dhëna.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat