Ç’po ndodh? Facebook pëson një mosfunksionim, njerëzit shfryëzojnë situatën

Teknologji

Ç’po ndodh? Facebook pëson një mosfunksionim, njerëzit shfryëzojnë situatën

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 11:35
Ilustrim

Përdoruesit e Facebook në të gjithë botën po përjetojnë një mosfunksionim të madh në gjigantin e mediave sociale.

Kryefaqet (feed) e përdoruesve janë përmbytur me postime në faqet që ata ndjekin të bëra nga njerëz krejtësisht të panjohur. Njerëzit po i drejtohen Twitter-it për të provuar dhe kuptuar se çfarë ka ndodhur me llogarinë e tyre në Facebook dhe për të parë nëse janë hakuar apo jo.

Përdoruesit në mbarë botën po e shfrytëzojnë në maksimum mosfunksionimin, disa njerëz postojnë meme duke e sqaruar situatën, ndërsa të tjerë po e përdorin defektin për t'u përpjekur të promovojnë kanalet e tyre në YouTube ose në mediat e tjera sociale.

Të tjerë po e përdorin defektin si një mundësi për mbledhjen e fondeve – një përdorues ka raportuar se ka parë dikë që ndan të dhënat e tij Paypal për të marrë donacione për macen e tij të sëmurë.

Disa përdorues po raportojnë se feed-i i tyre duket se po kthehet ngadalë në normalitet, me postimet e rastësishme që vijnë nga faqet, grupet ose njerëzit që ata ndjekin.

Facebook deri më tani nuk ka dhënë një deklaratë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat