Kompania amerikane Nvidia që merret me prodhimin e produkteve të ndryshme nga fusha e teknologjisë informative, do të mbyllë zyrat e saj në Rusi deri në fund të tetorit.
Ky veprim si pasojë e pasigurisë e të bërit biznes, dhe si kundërpërgjigje ndaj agresionit rus në Ukrainë.
Vendime të tilla kanë marrë shumë kompani perëndimore e në veçanti ato amerikane, që kur Rusia filloi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
Ishte Dell, Microsoft e shumë kompani tjera nga fusha e teknologjisë informative, që mbyllën zyrat e tyre në Rusi – duke njoftuar se përfundimisht tërhiqen nga tregu i Rusisë.
Madje edhe kompani tjera si Starbucks, Nike, Reebok, Nokia, Samsung e Ferrari, ishin tërhequr menjëherë nga Rusia me të filluar agresionin mbi ukrainasit.