Ra për shkak të punimeve? Eksperti pIas deklaratën e fortë për WhatsApp-in

Teknologji

Ra për shkak të punimeve? Eksperti pIas deklaratën e fortë për WhatsApp-in

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 15:02
Foto ilustrim

Eksperti i IT-së, Tomi Kallanxhi, ka hedhur poshtë versionin se aplikacioni "WhatsApp" ka rënë për shkak të punimeve për përmirësimin e rrjetit.

Sipas tij, rënia e shërbimit të aplikacionit "WhatsApp", mund të ketë lidhje edhe me një sulm kibernetik.

Në një intervistë për "Euronews Albania", Kallanxhi tha se sipas një njoftimi të një ndër kompanive më të mëdha në botë për sigurinë kibernetike, janë sulmuar kibernetikisht serverat e "WhatsApp" në Europë.

“Ende nuk dihet zyrtarisht se çfarë mund ta ketë shkaktuar, ndonjë 'bug', 'upgrade' të serverave apo funksionalitet i ri. Flitet që mund të ketë qenë një sulm kibernetik, në një nga serverat e 'WhatsApp' në Europë.

Ka qenë Eset, një nga kompanitë më të mëdha në botë për sigurinë kibernetike, e cila ka deklaruar që ka qenë një sulm kibernetik në serverat e 'WhastApp'-it në Europë. Asgjë nuk ruhet në asnjë server të 'WhatsApp'-it. Edhe nëse do të hyjnë hakerat, maksimumi do ndalojnë së funksionuari platformën dhe jo të marrë mesazhet brenda”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat