Përdoruesit e TikTok kanë raportuar probleme me aplikacionin këtë të martë pasdite.
Ata raportuan problemet në Down Detector, faqen ku adresohen ndërprerjet në internet, rreth orës 16:30.
TikTok nuk ka konfirmuar ende ndërprerje apo probleme me shërbimin e tij, megjithatë përdoruesit nxituan të postonin në Twitter problemet që hasën me rrjetin social.
Disa prej tyre shkruajnë se nuk mund të shohin apo publikojnë video në TikTok.