Google vendos të pushojë nga puna rreth 12,000 punëtorë

Teknologji

Google vendos të pushojë nga puna rreth 12,000 punëtorë

Më: 20 janar 2023 Në ora: 13:45
Google

Google po planifikon të shkurtojë afërsisht 12,000 vende pune, duke reduktuar stafin e tij me 6% dhe duke shënuar raundin më të madh të pushimeve nga puna të kompanisë ndërsa përballet me një perspektivë të errët ekonomike.

Reduktimet do të prekin njësitë e Alphabet, tha kompania, megjithëse disa fusha, duke përfshirë rekrutimin dhe projektet jashtë bizneseve kryesore të kompanisë, do të preken më shumë.

Sakaq, shkurtimet pasojnë një valë pushimesh nga kompanitë e tjera të teknologjisë në muajt e fundit, duke përfshirë dhe Meta Platforms Inc.Microsoft Corp.

Drejtuesit e Google muajt e fundit kanë thënë se kompania” do të shtrëngojë rripin”, duke reflektuar një periudhë të re shpenzimesh më të disiplinuara dhe efikase

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat