Shfaqja e tekstit të këngëve në kohë reale nuk është diçka e re në botën e muzikës. Si Spotify ashtu edhe Apple Music e kanë pasur këtë veçori tani e disa kohë.
YouTube Music ka mbetur prapa sa i përket këtij aspekti. Tekstet e këngëve kanë qenë në dispozicion në platformën e muzikës të Google, por vetëm në aspektin manual.
Ajo që sjell ky përditësim i ri është gjurmimi automatik në kohë reale për tekstet ndërsa këngët luhen. Gjurmimi i teksteve në kohë reale do të funksionojë në çdo këngë që tashmë ka tekste të ngarkuara në YouTube Music, raporton GSM Arena.
Tekstet aktuale do të theksohen dhe madhësia e tekstit të tyre do të rritet brenda skedës “Lyrics” që ndodhet brenda aplikacionit.
Vitin e kaluar, Google bashkëpunoi me MusixMatch dhe filloi punën për këtë funksion. Ka raporte se gjurmimi i teksteve të drejtpërdrejta po mundësohet gjithashtu nga LyricFind.
Deri më tani, ne kemi parë vetëm disa “screenshot-ë” të veçorisë si në Android ashtu edhe në iOS pa një afat kohor konkret për lansimin. Disa përdorues të Reddit kanë raportuar tashmë se e kanë marrë veçorinë në Android në versionin e aplikacionit 5.51.50.