Gjiganti i mediave social LinkedIn ka njohur kodin telefonik të Kosovës +383.
Njoftimi për njohjen e kodit telefonik të Kosovës e ka bërë të ditur shqiptarja Hava Maloku e cila është pjesë kompanisë amerikane.
Maloku e bëri këtë njoftim në Facebook duke thënë se "duke ardhur nga një vend i vogël ku je shpesh i nënpërfaqësuar, e di shumë mirë se si është të jesh i padukshëm".
Njoftimi i plotë:
Po e nisim të premten (ditën e bekuar të javës) me një lajm fantastik. Kodi i shtetit për Kosovën tashmë është vënë në dispozicion në çdo faqe të platformës së LinkedIn. Unë e vlerësoj punën e zellshme të ekipit inxhinierik për ta bërë të mundur këtë.
Duke ardhur nga një vend i vogël ku je shpesh i nënpërfaqësuar, e di shumë mirë se si është të jesh i padukshëm.
Të jesh në gjendje të ndikosh atë ndryshim nga ana e kundërt e tabelës ndihet e pabesueshme tani.
Gëzuar popullin tim të Kosovës.