Nintendo ka njoftuar se loja e saj e fundit në serinë Zelda ka shitur më shumë se 10 milionë kopje në vetëm tre ditë.
“The Legend of Zelda: Tears of the Kingdom” është bërë loja më e shitur Zelda deri më tani, u tha nga Nintendo.
Loja me vlerësimin më të lartë në grumbulluesin e lojërave “Metacritic” deri më tani ishte “The Legend of Zelda: Ocarina of Time”, e cila gjatë gjithë ecurisë së saj ka shitur 7.4 milionë kopje.
“Tears of the Kingdom” u publikua si ekskluzive e Nintendo Switch të premten e javës së kaluar.
Dhe tashmë ka shitur më shumë kopje se çdo lojë tjetër Zelda përveç “Breath of the Wild”.
“Breath of the Wild”, i lansuar në Switch dhe Wii U në vitin 2017, shiti pothuajse 30 milionë njësi, sipas Statista, shkruan BBC.