Deri më tani kemi parë një numër bashkëpunimi mes prodhuesve të telefonave të mençur dhe atyre të kamerave, dhe ky bashkëpunim i fundit nuk është edhe një befasi aq e madhe.
Sipas një informatori të besueshëm në Weibo të Digital Chat Station, marka e njohur e kamerave, Canon, po kërkon që të bashkëpunoj me një prodhues të telefonave të mençur.
Meqenëse tashmë kemi bashkëpunimet Oppo/OnePlus-Hasselblad, vivo-Zeiss dhe Xiaomi-Leica, kjo i lë Apple, Samsung, Huawei, Asus, Google, Realme, Honor, Sony dhe Motorola si kandidatë të mundshëm për një partneritet Canon, shkruan GSM Arena.
Megjithatë, Apple, Samsung dhe Google nuk janë lloji i kompanive që do të ndiqnin një bashkëpunim të tillë, ndërsa Sony ka departamentin e vet të kamerave, kështu që ndoshta është e sigurt që t’i përjashtoni nga lista e kandidatëve të mundshëm.
Duke e ditur që Digital Chat Station e ka bazën në Kinë dhe se ky thashethem ka dalë nga atje, atëherë bashkëpunëtori i Canon mund të jetë një kompani kineze sikurse Realme, Honor apo edhe Huawei.