Projektimet për një aeroplan të ri me energji hidrogjeni mund të fillojnë një epokë të re të fluturimit hipersonik që do të shkurtojë kohën e udhëtimit rreth globit për disa orë.
Aeroplani më i fundit që arriti një sukses të tillë ishte Concorde, projektim supersonik i inxhinierisë anglo-franceze.
Në kulmin e tij, aeroplani kaloi Atlantikun në një kohë rekord për rreth 3.5 orë, duke fluturuar me një shpejtësi prej mbi 2,100 kilometrave në orë.
Por, një “start-up” zviceran dëshiron të zvogëlojë kohën aktuale të udhëtimit prej Parisit në New York nga 8 orë në vetëm një orë e gjysmë – me aeroplanin e tij hipersonik me pasagjerë që fuqizohet me energji hidrogjeni.