Mikrodroni 12 centimetra i gjatë përdoret nga një numër vendesh aleate për zbulimin dhe identifikimin e objektivave.
Mikrodroni Black Hornet është prodhuar në Norvegji. Ai peshon 32 gram dhe është i vështirë për t'u zbuluar.
Autoritetet ukrainase kanë kërkuar nga Norvegjia qysh në vitin 2022 që të dhurojnë këtë lloj pajisjeje.
Këtë javë, Shtetet e Bashkuara njoftuan se po dhurojnë Ukrainës, drone Black Hornet…)
Versioni i fundit i mikrodronit ka një shpejtësi maksimale mbi 20 km/h dhe është projektuar për të qartësuar rrugën 2-3 kilometra përpara, nëpërmjet një aparati fotografik që mund të jep imazhe edhe në errësirë. Është aq i vogël sa rusët nuk do ta zbulojnë derisa të jetë pranë tyre, thotë Trygve Smidt, nënkolonel dhe studiues në Akademinë Ushtarake Norvegjeze, për TV 2.