X po shet suveniret nga epoka e Twitter

Teknologji

X po shet suveniret nga epoka e Twitter

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 00:23

Kompania X, e njohur më parë si Twitter, po shet disa “suvenire” nga jeta e saj e kaluar.

Në shitje janë vepra arti, mobile dhe sende tjera që zbukuruan zyrat e Twitter në Santa Monica dhe San Francisco.

Ankandi i quajtur “Twitter Rebranding” hapet më 12 shtator, dhe artikujt më unikë mund të kapin vlerën e dhjetëra mijëra dollarëve.

Në fillim të këtij viti, maskota e zogut të kaltër u shit për më shumë se 20,000 dollarë.

Ankandi do të përfshijë kitara, kabina telefonike, tavolina, divane dhe shumë më tepër. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat