Elon Musk ka bërë të ditur të enjten se rrjeti i tij social X, i njohur më parë si Twitter, do t’u japë përdoruesve mundësinë për të bërë thirrje audio dhe video në platformë.
Musk, i cili ka një histori të bërjes së deklaratave në lidhje me veçoritë dhe politikat e ardhshme që nuk janë realizuar gjithmonë, nuk tha se kur funksionet do të jenë të disponueshme për përdoruesit.
Musk shkroi në ish-Twitter se thirrjet zanore dhe video do të funksionojnë në pajisjet Apple dhe Android, si dhe në kompjuterë – “pa pasur nevojë për një numër telefoni”.
Video & audio calls coming to X:
— Elon Musk (@elonmusk) August 31, 2023
- Works on iOS, Android, Mac & PC
- No phone number needed
- X is the effective global address book
That set of factors is unique.
Platformat sociale rivale tashmë ofrojnë thirrje zanore dhe video.
Meta, e cila zotëron Facebook, WhatsApp dhe Instagram, prezantoi thirrjet zanore dhe video në Messenger në vitin 2015 ndërsa Snapchat i shtoi ato në vitin 2016.
X nuk i është përgjigjur menjëherë një kërkese për më shumë detaje mbi veçoritë e reja ose kur ato do të jenë të disponueshme.