Këngëtarja Grimes ka paditur ish-partnerin e saj Elon Musk për të drejtat prindërore të tre fëmijëve të tyre.
Këngëtarja paraqiti një “peticion për të krijuar marrëdhënie prindërore” më 29 shtator në një gjykatë në Kaliforni, raporton Daily Mail.
Peticioni është një mjet për të identifikuar prindërit ligjorë të fëmijës kur ata janë të pamartuar.
Nuk duket se pronari i X, i quajtur më parë Twitter, i është përgjigjur peticionit të Grimes.
Peticioni vjen vetëm disa javë pasi Grimes i bëri një lutje publike Musk, 52 vjeç, për të parë djalin e tyre.
Grimes dhe Musk filluan të takoheshin në vitin 2018 dhe kanë së bashku tre fëmijë.