OpenAI po i jep bordit të saj të drejtën e vetos mbi Sam Altman

Teknologji

OpenAI po i jep bordit të saj të drejtën e vetos mbi Sam Altman

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 09:21
Sam Altman

Kompania OpenAI që ka krijuar ChatGPT-n po fuqizon bordin e tij me të drejtën e vetos mbi lidershipin e kompanisë.

Siç raportohet, kompania lëshoi të hënën një kornizë të re sigurie, e quajtur “Korniza e Përgatitjes”.

Kjo kornizë do të monitorojë proceset e OpenAI, për t’u mbrojtur nga rreziqet katastrofike të paraqitura nga modelet gjithnjë e më të fuqishme”.

OpenAI tha në deklaratën e saj se do të krijonte një “Grup Këshillues për Sigurinë ndërfunksionale”. Grupi, thotë OpenAI, do të ngarkohet me rishikimin e raporteve mbi rreziqet në zhvillim përpara se të përditësojë udhëheqjen dhe bordin e drejtorëve të kompanisë.

Megjithatë, autoriteti përfundimtar i vendimmarrjes do t’i takonte bordit të OpenAI dhe jo CEO-s, Sam Altman.

“Ndërsa Lidershipi është vendimmarrësi, Bordi i Drejtorëve ka të drejtën për të ndryshuar vendimet”, shkruan OpenAI në deklaratën e tij.

OpenAI mirëpriti një bord të ri fillestar muajin e kaluar pasi bordi i mëparshëm e kishte shkarkuar për pak kohë Altmanin nga kompania. Bordi aktualisht përbëhet nga Bret Taylor, Larry Summers dhe Adam D’Angelo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat