Irida Sina, eksperte arsimi është shprehur se përdorimi i rrjeteve sociale po sjellë fenomenin e izolimit social.
Në një intervistë për emisionin ‘Good Morning Albanians’ në Euronews Albania, ajo shtoi se jo gjithmonë prindërit janë koshient për atë çka fëmija është duke bërë para ekranit.
“Përdorimi i gjatë i rrjeteve sociale, pa një kohë të kushtëzuar tek të rinjtë do të sillte fenomenin e izolimit social. Kjo do të thoshte se të rinjtë kanë më pak komunikim në mënyrë të drejtpërdrejt me njëri-tjetrin, kalojnë më shumë kohë në rrjetet sociale.
Nuk dimë nëse këto që thuhen në këtë komunikim virtual janë gjithmonë të vërteta apo janë thjesht për të ndryshuar mendësinë e të rinjve. Bëhet fjalë për moshën nën 16-vjeç. Kemi diferencën mes brezave. Jo gjithmonë prindërit janë koshient për atë çka fëmija është duke bërë para ekranit. Pornografia është një nga hapat e tretë që të rinjtë shohin. Kemi një humbje të kontrollit”-tha ajo.