Platforma e mediave sociale X jashtë funksionit për përdoruesit në mbarë botën

Teknologji

Platforma e mediave sociale X jashtë funksionit për përdoruesit në mbarë botën

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 08:16

Platforma e mediave sociale X, dikur Twitter, po vuan nga një ndërprerje globale.

Sipas Downdetector.com, i cili gjurmon ndërprerjet duke renditur raportet e statusit, më shumë se 47 mijë përdorues amerikanë po përballen me probleme të aksesit me X dhe X Pro, shkruan BBC.

Disa përdorues në Mbretërinë e Bashkuar dhe Azi nuk janë gjithashtu në gjendje të shikojnë postimet në faqe me një mesazh që thotë “Mirë se erdhe në X!”.

X, e cila është në pronësi të Elon Musk, është kërkuar për koment nga BBC, por që ende nuk është përgjigjur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat