BITCOIN-i duket se po i ‘përjeton’ ditët më të mira.
Vlera e saj është rritur dukshëm.
Një BITCOIN, tani kushton mbi 45 mijë dollarë.
Kjo për herën e parë pas afro 20 muajsh, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Siç raportohet, një nga arsyet e rritjes së çmimit në javët dhe muajt e fundit është miratimi i mundshëm i një fondi Bitcoin nga Komisioni Amerikan i Letrave me Vlerë.
Një fond i tillë, një ETF (Exchange Traded Fund), do t’i lejonte investitorët të investonin në Bitcoin pa blerë monedhën, shkruajnë mediat ndërkombëtare.