Seagate ka prezantuar hard diskun e ri me kapacitet të mjaftueshëm sa për të përballuar 1,000 filma Blue-ray

Teknologji

Seagate ka prezantuar hard diskun e ri me kapacitet të mjaftueshëm sa për të përballuar 1,000 filma Blue-ray

Më: 22 janar 2024 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

Kompania teknologjike amerikane, Seagate, ka prezantuar hard diskun e ri me kapacitet më të madh se modelet e kaluara.

U deshën më shumë se tre vite pas prezantimit të hard disqeve të para me 20 TB, që Seagate të prodhonte hard diskun më të madh të tij deri më tani – Exos Mosaic 3+ 30 TB.

Kompania ka theksuar se Exos Mosaic 3+ 30 TB, do të jetë në gjendje të ruajë më shumë se 1,000 filma Blue-ray.

Bëhet e ditur se, Exos Mosaic 3+ 30 TB nuk do të jetë i disponueshëm vetëm për biznese dhe kompani, por edhe për përdorues të tjerë.

Kompania nuk e ka bërë të ditur çmimin e hard diskut të ri, por duket se do të ketë çmim më të ulët në krahasim me modelet ekzistuese. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat