CEO i kompanisë OpenAI, kompania pas ChatGPT-s dhe mjeteve të tjera me Inteligjencë Artificiale ka thënë se pajisjet Vision Pro janë produkti i dytë më madhështor që nga lansimi i iPhone-it.
Këtë koment ai e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social X.
Pajisjet e Apple, Vision Pro janë lansuar javë më parë, por shitja e tyre ka rezultuar me rritje të shpejtë.
Që pas lansimit të tyre, pajisjet Vision Pro kanë shpërthyer në mesin e amerikanëve.
Pajisjet Vision Pro janë pajisje të realitetit virtual (VR) pra mjete që lidhin botën virtuale dhe reale.
Lansimi i tyre po shënon një tjetër revolucion në fushën e teknologjisë.