Drejtori ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, i cili ka në pronësi edhe platformën sociale X [ish-Twitter], ka reaguar pasi platformat sociale nën ombrellën e Meta-s që udhëhiqet nga Mark Zuckerberg, ranë nga sistemi sot pasdite.
Përmes një postimi në X, Musk u tall me problemet e Facebook, Messenger, Instagram e Threads.
“Nëse po e lexoni këtë postim, është për shkak se serverët tanë po punojnë”, shkroi ai.
Facebook, Instagram dhe Threads për rreth 30 minuta kanë rënë nga sistemi të martën.
Aktualisht, rrjeti social Facebook është duke punuar për disa përdorues, pasi fillisht shkyçi ata nga llogaritë e tyre.