Influencuesi i njohur i IT-së përsëri kritikon një produkt të AI, kësaj radhe cak i sulmit ishte Rabbit R1

Teknologji

Influencuesi i njohur i IT-së përsëri kritikon një produkt të AI, kësaj radhe cak i sulmit ishte Rabbit R1

Më: 30 prill 2024 Në ora: 21:48
Marques Brownlee

MKBHD kritikoi ashpër një produkt tjetër të AI, i cili u plasua në treg pa u përgatitur mjaftueshëm.

Marques Brownlee i njohur si MKBHD, është një influencues në fushën e IT-së dhe YouTuber, i cili muajin e kaluar ishte në qendër të vëmendjes kur në videon e tij kritikoi Humane AI Pin.

Tani cak i kritikave dhe sulmit ishte një prodhues i ngjashëm i AI, i quajtur Rabbit R1. MKBHD këtë pajisje e karakterizoi si të “pakontrollueshme”.

Rabbit R1 është një shoqërues xhepi i AI që mund të përdoret si Alexa, Siri ose Google Assistant. Ndër veçoritë shtesë, pajisja ka mundësinë të porosisë nga DoorDash, të njohë imazhet dhe të kontrollojë Spotify.

Brownlee ishte i shpejtë për të gjetur gabime në Rabbit R1 dhe kritikoi aspekte të ndryshme, nga dizajni fizik, ndërfaqja e përdoruesit, paketimi i produktit, të cilit i mungon një mbështetëse, karikuesi apo edhe manuali i udhëzimit.

Sipas tij, zbatimi i modelit Large Action Model AI është një “ide e lezetshme”, por Rabbit R1 nuk është trajnuar mjaftueshëm mbi të dhënat për të zbatuar veçori që do të ishin kuptimplotë për përdoruesin.

“Një numër i madh i kompanive të inteligjencës artificiale e zhvillojnë gabimisht teknologjinë dhe anasjelltas. Ata ofrojnë një produkt kaq të papërfunduar, sa që është pothuajse plotësisht e pamundur ta rishikosh atë”, tha Brownlee.

Kompania Rabbit komentoi këtë rishikim të MKBHD, duke theksuar se R1 është ende duke u zhvilluar pasi mbledh më shumë të dhëna të përdoruesit dhe evoluon, dhe se priten përmirësime më të mira në të ardhmen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat