Shërbimi i inteligjencës artificiale ChatGPT nuk është funksional për mijëra përdorues në mbarë botën.
Ueb-faqja DoënDetector raporton probleme me punën e ChatGPT-së, kurse mijëra përdorues në mbarë botën kanë probleme ta përdorin këtë vegël të AI-së.
Nga kompania OpenAI thonë se janë të informuar për këtë, dhe se janë në kërkim të problemit dhe se po punojnë në rregullimin e gabimit të shfaqur.
Faqja e OpenAI raporton se ChatGPT nuk është i disponueshëm për disa përdorues. Statusi aktual është se problemi është identifikuar dhe se po punohet në rregullim.
Deri më tani nuk ka ndonjë informacion për shkak e mosfunksionimit të ChatGPT, kurse përdoruesit thonë se po u shfaqet ekrani i zbrazët apo mesazhet me gabimet pas tentimeve të përdorimit të këtij shërbimi.
ChatGPT Is Down https://t.co/dXL1BR7xDS
— Winson Tang (@winsontang) June 4, 2024