Tetris Forever vjen me një mori videolojërash klasike

Teknologji

Tetris Forever vjen me një mori videolojërash klasike

Më: 30 gusht 2024 Në ora: 07:36
Foto ilustrim

Një nga videolojërat më të mira të të gjitha kohërave me një përmbledhjeje të re.

Pas më shumë se 40 vjetësh nga dita kur doli në publik, Tetris është ende një nga videolojërat më të mira të të gjitha kohërave.

Për të festuar ndikimin e kësaj videoloje në industrinë e videolojërave, u njoftua një përmbledhje e re e videolojërave të quajtur Tetris Forever.

I shpallur zyrtarisht gjatë ngjarjes së fundit të Nintendo Direct Partner Showcase, Tetris Forever po vjen në të gjitha platformat e videolojërave dhe është një përmbledhje e më shumë se 15 video-lojërave të ndryshme klasike Tetris.

Përmbledhja është krijuar nga studio Digital Eclipse, dhe data e lëshimit të videolojës nuk është bërë ende e ditur. Dihet se do të arrijë në një moment deri në fund të vitit.

Së bashku me këtë, Nintendo zbuloi gjithashtu se titulli klasik NES Tetris do të vijë në Nintendo Switch Online më vonë këtë dimër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat