Google Play me risi për blerësit

Teknologji

Google Play me risi për blerësit

Më: 3 shtator 2024 Në ora: 00:27
Foto ilustrim

Google Play lejon instalimin ose përmirësimin e njëkohshëm të deri në tre aplikacione.

Për vite me radhë, përdoruesit e Android duhej të prisnin që Google Play Store të instalonte ose të përditësonte një aplikacion ose lojë në të njëjtën kohë, por kjo i përket së shkuarës.

Në muajin prill, Google u mundësoi përdoruesve të sistemit operativ dhe dyqanit të aplikacioneve online të instalojnë dy aplikacione në të njëjtën kohë, por tani ka ardhur mundësia e instalimit ose përmirësimit deri në tre aplikacione apo lojëra.

Nëse përdoruesi ka tre përditësime në pritje dhe zgjedh opsionin “Përditëso të gjitha”, Play Store do të fillojë shkarkimin dhe instalimin e përditësimeve për deri në tre aplikacione ose lojëra në të njëjtën kohë, ndërsa statusi i të tjerëve do të shfaqet si “Në pritje”.

Funksioni i ri po shpërndahet gradualisht tek përdoruesit në mbarë botën dhe do të reduktojë kohën që duhet për të instaluar ose përmirësuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat