Kompania e Inteligjencës Artificiale gjobitet për grumbullimin e paligjshëm të fotove të njerëzve

Teknologji

Kompania e Inteligjencës Artificiale gjobitet për grumbullimin e paligjshëm të fotove të njerëzve

Më: 3 shtator 2024 Në ora: 23:26
Foto ilustrim

Rregullatori holandez, DPA ka njoftuar se ka gjobitur firmën amerikane, Clearview AI me 30.5 milionë euro për një bazë të dhënash të paligjshme që duan të përdorin për të përmirësuar teknologjinë e njohjes së fytyrës.

Sipas raportimeve, kompania amerikane, Clearview AI mblodhi ilegalisht miliarda foto të fytyrave të njerëzve, përfshirë qytetarë të Holandës.

Clearview AI duhet të paguajë pesë milionë euro shtesë për shkak të mospërputhjes me ligjet holandeze.

Kompania amerikane ofron shërbime të njohjes së fytyrës për shërbimet e inteligjencës dhe hetimit dhe klientët i punësojnë ato, ndër të tjera, për të zbuluar identitetin e njerëzve në foto.

“Njohja e fytyrës është një teknologji shumë ndërhyrëse që nuk mund ta aplikoni thjesht për të gjithë”, tha kryetari holandez i DPA, Aleid Wolfsen.

Nëse fotografia juaj publikohet në internet, atëherë mund të përfundoni në bazën e të dhënave të Clearview, shtoi ai.

Kompania ka një bazë të dhënash me më shumë se 30 miliardë foto të njerëzve, të cilat kryesisht i shkarkon nga interneti pa dijeninë dhe pëlqimin e atyre njerëzve dhe më pas i kthen ato të dhëna në një kod unik biometrik të fytyrës.

“Ky nuk është një skenar filmi distopian ose diçka që mund të ndodhë vetëm në Kinë”, shtoi Wolfsen.

Ai paralajmëroi kompanitë holandeze që të mos përdorin shërbimet e paligjshme të Clearview AI dhe kërcënoi me gjoba të rënda për firmat që e injorojnë këtë paralajmërim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat