Gazeta prestigjioze amerikane përfshin shqiptaren Mira Murati në majë të listës së njerëzve që po bëjnë revolucion

Teknologji

Gazeta prestigjioze amerikane përfshin shqiptaren Mira Murati në majë të listës së njerëzve që po bëjnë revolucion

Më: 6 shtator 2024 Në ora: 08:52
Mira Murati është në listën e inovatorëve.

Gazeta prestigjioze amerikane “Time” ka përfshirë emrin e shqiptares Mira Murati në mesin e 100 personave më me ndikim në teknologjinë që po bën revolucion në botë – inteligjencën artificiale.

“TIME 100 AI” nderon figurat që po bëjnë hapat gjigantë të transformimit teknologjik.

Listës i prin shefi i Googleit, Sundar Pichai, ndërsa Mira Murati është në listën e inovatorëve.

Shefja e teknologjisë në gjigantin OpenAI, sipas shkrimit të “Time”, ka qenë një prej figurave udhëheqëse në rritjen meteorike të kompanisë. Ajo ka qenë një prej personave kyç në zhvillimin e modeleve ChatGPT dhe DALL-E të cilat bënë që bota të mësojë se çka është inteligjenca artificiale. Aty është shkruar edhe për rokadën me pozitat brenda OpenAI-së.

Murati është vlerësuar si udhëheqëse në kompani edhe për versionin e ri të robotit me të cilin po komunikojnë njerëzit, GPT-40, falë edhe interaksioneve me zë në kohë reale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat