Platforma sociale X (ish Twitter) në pronësi të Elon Musk është bllokuar në disa vende të botës.
Ai u bllokua në Kinë, Iran dhe Turkmenistan kur u quajt Twitter, ndërsa këtë vit u bllokua edhe në Venezuelë, Brazil dhe Pakistan. Përveç këtyre vendeve, X është i ndaluar edhe në Rusi, Myanmar dhe Korenë e Veriut.
Ndërsa shumica e këtyre vendeve u kanë mohuar qytetarëve të tyre qasjen në rrjet, Brazili ka shkuar një hap më tej.
Në fund të gushtit, Gjykata e Lartë e Brazilit urdhëroi “pezullimin e menjëhershëm” të platformës X në vend, pasi afati i miliarderit Elon Musk për të caktuar një përfaqësues ligjor për rrjetin social në Brazil skadoi.
Në vendim, gjyqtarja Alessandra de Moraes urdhëroi një “pezullim të plotë dhe të menjëhershëm” të X në vend derisa platforma të përmbushë të gjitha urdhrat e gjykatës, duke përfshirë një gjobë prej 3.28 milion dollarë dhe emërimin e një përfaqësuesi ligjor në Brazil.
Moraes tha gjithashtu se individët ose kompanitë që përpiqen të përdorin X do të ndëshkohen. Në fillim të këtij viti, i njëjti gjykatës urdhëroi X të bllokonte disa llogari të përfshira në ato që ai i përshkroi si lajme të rreme dhe gjuhë urrejtjeje.