Çfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?

Teknologji

Çfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?

Më: 9 shtator 2024 Në ora: 10:15
Foto ilustrim

Apple ka planifikuar të zbulojë iPhone-in e saj më të fundit dhe një sërë pajisjesh të tjera teknologjike në një ngjarje që konsiderohet si më e madhja e lansimit të produkteve për këtë vit.

Bëhet e ditur se ngjarja do të mbahet në selinë e kompanisë në Cupertino, Kaliforni.

Ngjyra të reja për iPhone dhe produkte të tjera të Apple thuhet se do të vijnë.

Lansimi i produktit të ri nga gjiganti teknologjik është bërë një nga ngjarje më të rëndësishme të tij, pasi zakonisht shfaq një sërë pajisjes të reja dhe vendos ‘tonin’ për sezonin e blerjeve dhe periudhën më të ngarkuar dhe fitimprurëse të Apple.

Mbulimi i hershëm i ngjarjes ka parashikuar raportet rreth kalimit të Apple nga ekranet LCD në OLED, si dhe zgjerimin e saj në veçoritë me Al, “Apple Intelligence”, shkruan the Guardian.

Në fillim të këtij viti në Konferencën Botërore të Zhvilluesve të Apple (WWDC), kompania njoftoi një sërë mënyrash që synonte të integronte veçoritë e AI në produktet dhe shërbimet e saj.

Një nga zbulimet më të mëdha ishte një partneritet me OpenAI për të bashkuar ChatGPT-në me asistentin zanor Siri të Apple, me drejtuesit që premtonin një mënyrë ndërveprimi më “të natyrshme”.

Siç raportohet, njoftimet dhe premtimet për të përfshirë më shumë Al në produkte kanë qenë shtyllë për kompaninë.

Ndryshe, çmimi i aksioneve të Apple është rritur ndjeshëm këtë vit pasi entuziazmi i tregut dhe rritja e të ardhurave ka nxitur stoqet e mëdha të teknologjisë.

Megjithatë, kompania ka luftuar me një rënie globale të shitjeve të telefonave në vitet e fundit, si dhe me rritjen e rivalëve të tillë si Huawei në tregjet kryesore, veçanërisht në Kinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat