Në fillim të këtij viti, Google i tha lamtumirë veçorisë së rruajtjes së faqeve të internetit, duke thënë se nuk ishte më e nevojshme.
Ndërsa shumë ishin të trishtuar kur panë që kjo të shkonte, gjërat kanë ndryshuar pasi Google bashkëpunoi me Arkivin e Internetit për të krijuar diçka pak a shumë të ngjashme.
Falë Wayback Machine, tani mund të shfletoni lehtësisht faqet e arkivuara të internetit.
Duke klikuar në tre pikat pranë çdo rezultati të kërkimit, do të keni mundësi të hyni në faqet e ruajtura në memorie.
Më pas kërkoni panelin “Rreth këtij rezultati” dhe klikoni në “Më shumë rreth kësaj faqeje”.
Kjo do t’ju çojë te Wayback Machine dhe do të keni mundësi të shihni pamjet e faqeve të internetit nga e kaluara.
Drejtori i faqes, Mark Graham, tha megjithatë se disa faqe të arkivuara nuk do të jenë të disponueshme sepse mbajtësit e të drejtave të tyre kanë refuzuar t’i lejojnë ato të arkivohen nga Arkivi i Internetit.