OpenAI prezantoi një model të ri: Të gjitha avantazhet dhe disavantazhet e o1

Teknologji

OpenAI prezantoi një model të ri: Të gjitha avantazhet dhe disavantazhet e o1

Më: 14 shtator 2024 Në ora: 10:09
Ky është modeli i parë në një seri, me të cilin OpenAI fillon një seri modelesh “arsyetimi”

Kompania OpenAI prezantoi modelin e ri të mundësuar nga inteligjenca artificiale, i quajtur o1.

Ky është modeli i parë në një seri, me të cilin OpenAI fillon një seri modelesh “arsyetimi”, të quajtura kështu sepse ata janë të trajnuar për t’iu përgjigjur pyetjeve më komplekse dhe për ta bërë këtë më shpejt se sa një qenie njerëzore. Krahas kësaj u prezantua edhe modeli o1-mini, i cili në fakt është një version më i vogël dhe më i lirë.

Për OpenAI, o1 është një hap përpara drejt një qëllimi më të gjerë të inteligjencës artificiale si njeriu.

Praktikisht, ky model bën një punë më të mirë kur bëhet fjalë për shkrimin e kodit ose zgjidhjen e problemeve me shumë hapa, megjithëse është më i shtrenjtë dhe më i ngadalshëm se GPT-4o.

Ata që përdorin ChatGPT Plus dhe Team kanë mundësinë të provojnë të dy versionet e modelit o1, ndërsa përdoruesit e Enterprise dhe Edu do ta kenë këtë mundësi javën e ardhshme.

Plani është që të sjellë o1-mini për të gjithë përdoruesit e ChatGPT falas, megjithëse nuk është caktuar një datë se kur duhet të ndodhë kjo.

OpenAI trajnoi modelet e mëparshme GPT për të imituar modelet nga të dhënat hyrëse. Nga ana tjetër, o1 është trajnuar për të zgjidhur probleme duke përdorur një teknikë të veçantë të të mësuarit të njohur si “të mësuarit e detyruar” – kjo funksionon në një sistem shpërblimesh dhe ndëshkimesh.

Si rezultat i metodologjisë së re të trajnimit, thotë OpenAI, o1 duhet të jetë më i saktë dhe ajo që e dallon më shumë nga modeli GPT-4o është se ai mund të trajtojë gjëra komplekse si kodimi ose problemet matematikore shumë më mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat