Squid Game po vjen më 26 dhjetor, Netflix ndan detaje të reja për sezonin e dytë

Teknologji

Squid Game po vjen më 26 dhjetor, Netflix ndan detaje të reja për sezonin e dytë

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 09:28
Netflix gjithashtu ndau disa detaje të vogla për sa i përket sezonit të ri.

Sezoni i dytë i serialit të shumëpritur “Squid Game” po vjen në Netflix më 26 dhjetor, ka bërë të ditur platforma e serialeve dhe filmave.

Përveç kësaj, platforma ka publikuar një trailer të ri të shkurtër, duke zbuluar disa sekuenca të këtij sezoni.

Netflix gjithashtu ndau disa detaje të vogla për sa i përket sezonit të ri.

Personazhi Seong Gi-hun, apo lojtari me numrin 456 që triumfoi i pari në garë, heq dorë nga shkuarja në Amerikë për t’u rikthyer sërish me një zgjidhje të re në mendjen e tij.

Gi-hun zhytet edhe një herë në lojën misterioze të mbijetesës, duke filluar një lojë tjetër jetë a vdekje me pjesëmarrës të rinj për të fituar çmimin e madh.

Seriali jug-korean “Squid Game” u bë sensacion në vitin 2021 me dinamikat e interesante të skenarit.

Me padurim po pritet lansimi i sezonit të dytë nga fansa e serialit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat